close
Top LajmeVendi

MACRON-PENDAROVSKI: S`KA ALTERNATIVË PËR BE-në

Screenshot_7

Macron në Shkup në gjysmën e parë të vitit 2020


Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në Paris ka realizuar një takim me Presidentin e Francës Emanuel Macron. Në takim, siç thuhet, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, përcaktimet strategjike të vendit për anëtarësim në BE dhe NATO, çështjet rajonale dhe zgjerimi i BE-së.

Pas takimit, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka deklaruar se takimi me Presidentin Macron ka qenë i hapur, dinamike dhe i ka dëgjuar argumentet e Presidentit Macron rreth vendimit të tij të 18 tetorit që të anulohet data e negociatave me vendin.

“Presidenti Macron dhe ekipi i tij tashmë kanë filluar shqyrtimin e metodologjisë së re, kanë propozuar një NON-PEJPËR deri te vendet anëtare që ka filluar të qarkullojë para një jave. Pret që kjo të përfundojë brenda dy muajve me impact nga vendet anëtare me komente apo amendamente. Parimisht ai mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm. Ajo që ishte e rëndësishme për ne, gjatë bisedës i thashë se vendi ynë nuk ka alternativë tjerë përpos anëtarësimit në BE. Më tha se qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë që të jep aletrnativa për anëtarësim fuqiplotë në BE.” -deklaroi Stevo Pendarovski, Presidenti i RMV-së.

Pendarovski ka njoftuar se Presidenti Macron i ka paralajmëruar një vizitë Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia