close
Bota

MADRID: PROTESTA MASIVE KUNDËR PLANIT TË KRYEMINISTRIT

auto_Katalonia-Protesta-Reuters1549837886

Mijëra persona u mblodhën dje në qendër të Madridit në një protestë të organizuar nga partitë e qendrës së djathtë, kundër planit të qeverisë spanjolle për t’i lehtësuar tensionet në rajonin e Katalonjës.

Thirrja për protestë u bë pasi kryeministri Pedro Sanchez tha se do ta caktojë një zyrtar për bisedime me separatistët. Ata e konsiderojnë emërimin tradhti dhe dorëzim ndaj presionit separatist dhe duan zgjedhje të parakohshme. Ashtu si të djathtët, edhe socialistët në pushtet kundërshtojnë pavarësinë e Katalonjës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia