close
Vendi

MAGJIA E FESTAVE TË FUNDVITIT NË EAST GATE MALL

unnamed

AKTIVITETE TË PËRDITSHME NË FRYMËN E FESTAVE

 

East Gate Mall shënoi fillimin zyrtar të ngjarjeve festive në periudhën e ardhshme, të mbushura me aktivitete të përditshme argëtuese në frymën e festave të fundvitit.

Gjatë së Hënës, magjia e festave të fundvitit, ka hyrë në qendrën më të madhe rajonale të shopingut – East Gate Mall.

Të gjitha shikimet ishin drejtuar në pemën 12-metërshe të vitit të ri, që ndriçoi Sarah Mace gjatë ekzekutimit orgjinal të këngëve festive me The Christmas Girls.

Atmosfera është ndezur edhe me Babadimrin, ku fëmijëve të pranishëm u ka ndarë pako për vitin e ri.

Brasstet Shkup ka pasuruar magjinë festive me interpretimin e disa nga melodi të pavdekshme të festave.

Organizatorët gjatë ditëve në vijim paralajmërojnë edhe evente tjera muzikore dhe jo vetëm, duke filluar për më të vegjëlit e deri tek të rriturit.

Këtë sezon vizitorët në East Gate Mall kanë mundësinë e vetme që të jenë pjesë e përvojës ndryshe festive, me 250 brende me renome, prej të cilëve 40 për herë të parë, kurse nga oferta e pasur mund të krijojnë dhurata unikale për Vitin e Ri, për familjen dhe miqtë. /KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia