close
Sport

MAGJIA E KIMMICH I DHURON SUPERKUPËN BAYERNIT

5B3F22AD-77CF-4402-9EA0-EB979BC29FC1

DORTMUND NUK ARRITI TË DALË ME FITORE NË NDESHJEN E SOTME


Bayerni i Mynihut fiton trofenë e pestë  brenda pak muajsh, duke konfirmuar se mbetet skuadra më e mirë e momentin në Europë. Bavarezët mposhtën 3-2 Borussian me Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë, në “Allianz Arena” të Mynihut, duke e harruar shumë shpejt disfatën e thellë 4-1 ndaj Hoffenheimit vetëm pak ditë më parë.

Dy gjigantët e futbollit gjerman dhuruan spektakël dhe emocione, pasi takimi mbeti i hapur deri në sekondat e fundit, gjithsesi ishte skuadra e Hansi Flick që festoi në fund.

Verdhezinjtë u kapën në befasi në minutat 18’ dhe 32’, me Tolisso dhe Muller që u dhanë epërsinë e dyfishtë bavarezëve, por në fund të pjesës së parë Brandt shkurtoi në 2-1 diferencën, i shërbyer nga Haaland. Talenti norvegjez shfrytëzoi në maksimum një pasim perfekt të Delaney-t në minutën e 55-të për të kthyer baraspeshën në rezultat (2-2), gjithsesi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Joshua Kimmich, me përvojën e tij, realizoi golin e 3-të për Bayernin, që në fund ngriti lart Superkupën për herë të tetë në histori. Interesant fakti që kjo ndeshje e Superkupës u gjykua për herë të parë nga një femër, pikërisht nga Bibiana Steinhaus.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia