close
Të ndryshme

Makraduli: SH.A Posta në pajtueshmëri me ligjin, nuk do të ketë pagë nën minimalen

176845304_10219348122877262_4021354632827893086_n

Numri një i Postës, Jani Makraduli, ka komentuar paralajmërimet e punonjësve të postës për grevë të përgjithshme. Ai ka theksuar se kjo është një e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe lidhur me këtë çështje do të merren organizatorët. Sa u përket kërkesavë të punonjësve Makraduli theksoi se po punohet në gjetje e një zgjidhjeje të qëndrueshme për rritjen e pagave në këtë sektor. Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë me shkrim.

Në kushte të krizës botërore, rritjes së çmimeve të burimeve të energjisë si dhe uljes së trafikut për shkak të ngjarjeve globale, në këtë moment vlerësojmë se duhet të gjendet zgjidhje e që qëndrueshme për rritjen e pagave. Në këtë drejtim, javën e kaluar u mbajt takimi trepalësh me zëvendeskryeministrin Bytyqi. Qëndrimi ynë është se rritje e qëndryeshme do të nënkuptonte rritje të produktivitetit, e me këtë krijim të kushteve për pagë më të lartë. SH.A Posta në pajtueshmëri me ligjin, nuk do të ketë pagë nën minimumi dhe i njejti është harmonizuar./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia