close
Bota

MAKRON: TË PAVAKSINUARIT NUK DO TA KENË TË LEHTË

58fc0000-0aff-0242-f352-08d987ed4664_w1597_n_r1_st

DEBAT NË KUVENDIN KOMBËTAR


Presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi se ka për qëllim t’ua vështirësojë jetën njerëzve në Francë të cilët refuzojnë të vaksinohen. Në intervistë për gazetën franceze “Le Parisien” ai shton se gjithnjë e më shumë do të kufizohet qasja në aktivitete të ndryshme të personave të pavaksinuar.

 

Me fjalë të ashpra drejtuar popullatës së pavaksinuar në Francë, Presidenti Makron thotë se nuk do t’i detyrojë me forcë që të imunizohen, por do të angazhohet për kufizim sa më të madh të qasjes së tyre në aktivitete të ndryshme dhe në jetën sociale.

EMANUEL MAKRON, PRESIDENT I FRANCËS

“Unë vërtetë dëshirojë që të lodhen. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund. Nuk do t’i dërgoj të pavaksinuarit në burg, por do t’u themi që nga 15 janari nuk do të mund të shkojnë në restorane, në kafene, në teatër, në kinema…”

Kundërshtarët politikë fjalët e Makron i kanë vlerësuar si të pashembullta dhe të papërgjegjshme, për presidentin.

BRUNO RETAILO, REPUBLIKAN NË SENAT

“Asnjë krizë shëndetësore nuk e arsyeton një fjalor të tillë. Makron thotë se i do francëzët, por siç duket dëshiron t’i urrejë.”

Për shkaj të revoltës, deputetët në Kuvendin Kombëtar e ndërprenë debatin për ligjin me të cilin do t’u ndalohet të pavaksinuarve , rreth pesë milionë persona, të marrin pjesë në jetën publike. Shkalla e imunizimit në Francë është ndër më të lartat në Evropë, rreth 90% e popullatës kanë marrë nga dy doza, megjithatë në nivel ditor shifra është ngjitur në 270 mijë raste pozitive me virusin korona /KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia