close
Kuriozitet

“MALENA”, SUPERJAHTI LUKSOZ ARRIN VLERËN E 350 MILIONË EUROVE

malena.jpg

Jahtet gjigante prej kohësh janë quajtur “qiellgërvishtës lundrues”, por koncepti i ri novator nga studio “Rodriguez Design” e çon në një tjetër nivel gjithë këtë.

I gjatë 110 metra, superjahti i quajtur Malena, është projektuar si një banesë shumëkatëshe me apartamente luksi, një superstrukturë me ballkone që shtrihen në të dyja anët e kuvertës. I ndërtuar me çelik dhe alumin, mjeti lundrues do të ketë gjithashtu hapësira të mëdha të jashtme për të shijuar natyrën në mes të detit. Gjithashtu, jahti do të ketë edhe një platformë për not, për një akses më të lehtë në oqean.

Malena ka edhe disa “aksesorë” luksi në bord, si dy pishina përrallore, ndërsa në 11 dhoma mund të qëndrojnë deri në 24 të ftuar. Kuverta e sipërme u lejon të ftuarve që të darkojnë të gjithë bashkë, ndërsa vendi i parkimit të helikopterit e bën edhe më të arritshëm superjahtin. Sipas vlerësimeve të para, jahti do të kushtojë 350 milionë Euro për t’u ndërtuar, ndërsa modeli i parë mendohet t’i dorëzohet blerësit në vitin 2025.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia