close
Rajoni

MALI I ZI: KISHA SERBE NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Screenshot_7

Beogradi dekoron një opozitar malazez


Kisha Ortodokse Serbe është ftuar nga pushteti malazez që të negocioj për të gjetur një zgjidhje pas tensioneve të krijuara për shkak të ligjit për liritë fetare. Kisha serbe kërkon mbrojtje nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi. Konflikti mes të dyja vendeve është thelluar dhe përvec incidenteve, është ngritur në nivel politik. Kisha do të bëj sërish lutje, ndërkaq studentët serb protesta. Në Mal të Zi, përvec kishës serbe, ekzistojnë edhe dy kisha që nuk kanë njohje, por që duan pavarësi. Beogradi vendosi të dekoroj liderin e opozitës malazeze.

Këto janë kishat e Malit të Zi.  Kisha Ortodokse Serbe I ka ende nën kontollë ato.  Por, ligji I ri e vë atë në pozitë të pa sigurt. Kisha thotë se nuk janë respektuar rekomandimet e komisionit të venecias. Drejtësinë do ta kërkoj në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi dhe rrugët e drejtësisë. Ligjin e konsideron të padrejtë.

“Këtu qëndron që vetëm një kohë të caktuar mund të shfrytëzohen objektet përderisa organi përkatës i administratës shtetërore të mos vendos kujt do t’ia jap në shfrytëzim apo edhe do ti shes, edhe kjo është e mundshme.”shprehet Miroslav Nikolliq, avokat i kishës ortodokse serbe.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas futjes në fuqi të ligjit. Në dhjetëra vende u bë lutje për ndihmë hyjnore. Por, si u bë që dy popuj që quhen vëllezër u futën në konflikt. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006. Ky është Mirash Dedeic, patriarku i dytë i kishës ortodokse malazeze, e pa pranuar. Shpesh ka thënë se nuk ka shtet pa kishë të pavarur. Serbët mendojnë se arsyet janë politike. Por, në Mal të Zi vepron dhe një kishe e dytë malazeze-sërish e panjohur. Ky grup thonë se kisha ka qenë e pavarur dhe si në këngë nënë e quajnë Malin e Zi.

Politikisht nuk kanë qenë në paqe që nga pavarësia. Kur Podgorica njohu Kosovën u dëbua ambasadori malazez.

Në këtë ceremony, ministri i mbrotjes ndëroi liderin e opozitës malazeze, Andrija Mandic, si ish-ushtarak për mbrojtjen e shtetit, në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së.

Jaksha Shcekic, është analist. Familjen i ka me origjinë nga Mali i Zi, vet një beogradas. Problemi thotë është i thellë.

“Thelbi është që shumica në Serbi nuk e pranon kombin malazez dhe konsiderojnë që ata janë serb dhe shpresojnë që një ditë do të jetë një shtet. Mendoj se të dyja palet do të bëjnë kompromis për të gjetur një zgjidhje.” –deklaroi Jaksha Shçekiq, analist.

Konflikti në mes të dyja vendeve shpejt u ngjit në nivelin politik. Dëbimi i mundshëm i Kishës Ortodokse Serbe vlerësohet si veprim që konfliktin mund ta bëj edhe më të thellë. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia