close
Rajoni

MALI I ZI ‘PARALIZOHET’ NGA SHIRAT

Screenshot_7

Ndërpitet qarkullimi në disa rrugë kryesore


Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Malin e Zi, këtë të mërkurë kanë ndërprerë qarkullimin në disa rrugë që shpiejnë në drejtim të kryeqytetit të vendit, Podgoricë.

Media malazeze njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe erës së fuqishme, në disa rrugë të vendit, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve. Burimet zyrtare kanë konfirmuar se shumë rrugë janë bllokuar edhe për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe shkëmbinjëve.

Është regjistruar edhe një fryrje e pazakontë e lumenjve, por aktualisht nuk ka njoftime për dëme serioze. Një zyrtar i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim në qytetin e Nikshiqit tha se gjatë ditës kishin marrë rreth pesëdhjetë thirrje për ndihmë. Në qytetin bregdetar të Herceg Novit ishin rregjistruar rreth 90 litra shi në një metër katror. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia