close
Rajoni

MALI I ZI: PROTESTAT E OPOZITËS-KRYEMINISTRI DREJTON GISHTIN KAH BEOGRADI

timthumb9

Para ndërtesës së Parlamentit në Podgoricë të Malit të Zi tashmë dhjetë ditë protestuesit kërkojnë qeveri kalimtare dhe zgjedhje të lira. Kryeministri Milo Gjukanoviq u ka drejtuar një porosi protestuesve se me mesazhet e tyre vënë në pikëpyetje rrugën euroatlantike të vendit duke drejtuar gishtin kah aleatët e tyre të jashtëm.

“Përkrahja vjen vetëm nga një vend.Vjen nga Beogradi dhe nuk vjen nga politika shtetërorë serbe, që ka shumë rëndësi dhe që konfirmon kualitetin e marrëdhanieve të reja ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Serbisë, por vjen vetëm nga një qark politik serb – Partisë Demoratike serbe.Të rikujtojmë, partia e liderit të dikurshëm Vojisllav Koshtunica.”

Për Gjukanoviqin e dyshimtë është edhe natyra e protestave, për të cilat thotë se qëndron një numër i vogël i opozitës.

“Ngjarjet e fundit që nga e diela në mbrëmje, tregojnë se ka shumë dyshime se a bëhet fjalë për protesta të Frontit demokratik apo për protesta të një partie – Demokracisë së Re serbe. Padyshim se nuk bëhet fjalë për protesta qytetare.”

Për përgjigje nuk duhej shumë kohë.

“Ai po sillet si çdo diktator tjetër. Ai po kumton atë që është duke kumtuar dhe unë i bëj thirrje që të jap dorëheqje “

Nuk kanë ndërmend që t’i ndërpresin protestat.

“Ne do të jemi të vendosur në protestat tona. Protestuesit nga dita në ditë janë më shumë në numër.”

Autoritetet e qytetit të Podgoricës, u kanë bërë thirrje protestuesve që së paku të largohen nga rruga.

“U bëj apel organizatorëve të protestës që edhe ata të jenë përgjegjës për qytetarët e kryeqytetit dhe të lirojnë rrugën kryesore të qytetit dhe të mundësojnë qarkullimin e lirë të trafikut”.

Kah mesi i këtij muaji në Podgoricë duhet të qëndrojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  dhe ambasadorët e vendeve anëtare të aleancës  që cilësohet si finalizimi i rrugës kah anëtarësimi në NATO. Deri më tani në negociatat me BE-në janë mbyllur dy kapituj të negociatave dhe nga zyrtarët evropian Mali i Zi është vlerësuar si lider rajonal në eurointegrime./AlJazeera Balkans/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia