close
Rajoni

MALLRAT SERBE “PUSHTOJNË” KOSOVËN

664D5B82-5C60-433A-B862-8F4A0267288D

NË 6 MUJORIN E PARË TË 2021 IMPORTET NGA SERBIA U RRITEN ME 143%


Mallrat e serbe zënë pjesën kryesore të importeve në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë së statistikave gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti importet nga Serbia në Kosovë u rritën me 143 për qind krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Qeveria “Kurti” ka refuzuar deri më tani nismën e “Ballkanit të Hapur” me argumentin se ajo dëmton  interesat e Kosovës në raport me Serbinë edhe në fushën ekonomike, ku një peshë kryesore e zë shkëmbimi I mallrave dhe produkteve. Por të dhënat zyrtare të agjencisë së statistikave  dhe doganave të kosovës, tregojnë se pavarësisht asaj ccka deklaron qeveria në publik, Serbia tashmë e ka pushtuar serish tregun kosovar me mallra dhe produktet e saja. Gjatë 6 muajve të parë të 2021, Serbia ka pjesmarrjen më të madhe të importeve në Kosovë, krahasuar kjo me të gjitha vendet e Ballkanit , përfshi edhe Shqipërinë, duke bërë që qytetarët dhe bizneset nga Kosova të blejnë më shumë mallra serbe.  

Pas një rënieje të fortë në vitin 2019, kur Kosova zbatoi reciprocitetin me Serbinë që solli pothuajse bllokimin e importeve, në periudhën janar-qershor 2021, Serbia kaloi sërish në vend të parë nga rajoni i CEFTA-s, që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria renditet e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut e treta me 5.2%.  

Importet janar-qershor

Serbia – 6.4 per qind

Shqiperia 5.6 per qind

Maqedonia e Veriut – 5.2 per qind 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë importet serbe u rritën me 143%, ato nga Shqipëria me 61%, nga Maqedonia e Veriut me 26%. 

Rritja e importeve

Serbia – 143% 

Shqiperia – 61%

Maqedonia e Veriut 26%

Por krejt e kundërta ndodh me eksportet ku tregu kryesor për mallrat nga Kosova nuk është Serbia, por Shqipëria. Në periudhën janar-qershor 2021, eksportet nga Kosova drejt Shqipërisë zinin 15.3 për qind e totalit, ndërsa ato drejt serbisë vetëm 5.6 për qind.

Eksportet janar-qershor

Shqipëria – 15.3%

Maqedonia e Veriut – 11.5%

Serbia – 5.6%

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia