close
Top LajmeVendi

MANASTIR: DHJETËRA PARAQITJE PËR DËME GJATË TËRMETIT

termet-1-637×365-1

TËRMETI ËSHTË NDJERË NË SHUMË QYTETE TË VENDIT


Banorët e Manastirit mbrëmë kanë kaluar një natë të gjatë përplot ankthe, pas tërmetit të fuqishëm prej 5.6 ballë.

Në ora 22:43 ndodhën lëkundjet që detyruan shumë qytetarë të dalin nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre natën e kaluan në ambiente të hapura, kurse të tjerë ishin larguar nga qyteti.

Në Qendrën rajonale për menaxhim me kriza në Manastir kanë mbërritur me dhjetëra paraqitje për dëme materiale në vetë qytetin por edhe në fshatrat përreth.

Autoritetet e Komunës së Manastirit kanë formuar edhe Shtabin e Krizës ku ekipe në vendngjarje do të bëjnë vlerësimin e dëmeve.

TONI KONJANOVSKI – KRYETAR I KOMUNËS SË MANASTIRIT

“Konkluduam që urgjentisht të formohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve që do të dalë edhe në terren. Me këtë rast ju bëj thirrje qytetarëve që të gjitha dëmet që I kanë t`I paraqesin dhe dorëzojnë në Komunë”

Ndërkohë, rrjetet sociale “vlojnë” me komente për lëkundjet që ua rikujtoi banorëve të Manastirit tërmetin e vitit 1994. Atëherë tërmeti ishte 5.2 ballë sipas Rihterit, disa persona ishin lënduar dhe pati disa dëme materiale nëpër shtëpi e objekte.

Sipas informacioneve të Qendrës Evropiane Mesdhetare Sizmike, tërmeti I mbrëmshëm ishte me manjitudë prej 5.6 ballë, katër kilometra në verilindje të Follorinës në Greqi, në thellësi prej 10 kilometrave dhe është kategorizuar me shkallën e katërt sipas Shkallës Evropiane makrosizmike. Lëkundjet e tërmetit të fortë u ndjenë edhe në qytete tjera të vendit por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Pas lëkundjes së fuqishme kanë pasur një sërë lëkundjesh më të vogla, prej të cilëve dy janë regjistruar edhe gjatë mëngjesit – ka njoftuar Opsrevatori Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia