close
Vendi

MANASTIR: MINISTRI ADEMI VIZITON MYFTININË

no thumb

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi vizitoi sot Myftininë në Manastir dhe u takua me myftiun Pëllumb Veliu të cilin ia uroi festën e madhe myslimane Fitër Bajramin dhe më pas të dy shkëmbyen informata nga sfera e arsimit në nivel lokal dhe kombëtar.

Ademi theksoi se Myftinia luan rol të rëndësishëm në bashkjetesën në Manastir, vend ky ku jetojnë qytetar të të gjitha bashkësive fetare dhe siç tha ai gëzon përkrahjen e tij të plotë për qytetin e tolerancës.

Nikoqiri i takimit në Manastir myftiu Pëllumb Veliu përshëndeti përpjekjet dhe iniciativat e autoriteteve për përmirsimin e gjendjes në arsim e veçanërisht për aplikimin e lëndës “etika në religjione”. /Seladin Xhezairi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia