close
Vendi

MANASTIR: NË QENDRËN COVID NDËRRON JETË NJË 19-VJEÇARE

444694E8-F83F-472C-AD5E-A6AFD6E3596C

Në covid-qendrën në Manastir, sic transmeton KlanM, ka ndërruar jetë një paciente 19-vjecare, që ishte evidentuar si e dyshuar me koronavirus por nuk ishte testuar.

“Vajza ka ndërruar jetë disa orë pas pranimit, ishte sjelë në situatë të rëndë ekstreme, ka ndërruar jetë para se t`I merret strishoja dhe nuk është në mesin e pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi” – ka thënë Drejtorja e Spitalit Biljana Gagaçovska.

Tashmë një vit nuk merren strisho post-mortum dhe 19-vjecarja që ka ndërruar jetë nuk është evidentuar në bilancin ditor të MSH-së. Njoftohet se ajo ka qenë me Sindrom të Daunit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia