Manchester United futen në garë për Lewandowskin

Manchester United janë futur në garë për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Lewandowski ka kontratë me bavarezët deri vitin e ardhshëm, por do të largohet këtë verë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ylli polak edhe publikisht ka deklaruar se koha e tij në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar.

Por, është presidenti i Bayernit, Herbert Hainer që po këmbëngul që sulmuesi të përmbushë kontratën e tij me klubin gjerman.

Diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Lewa duket i bindur që të largohet përfundimisht nga Bayern Munich.

Barcelona janë favorit për transferimin e tij, por së fundmi sipas ‘Goal’ garës për polakun është futur edhe Man United.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar lojtarë në pothuajse të gjitha repartet, pasi që nën drejtimin e Erik ten Hag janë larguar shumë prej tyre.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Robert Lewandowskit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share