close
Top LajmeVendi

MANDATI I ZAEVIT: “PRESPA”, HYRJA NË NATO, VETOT PËR NË BE…

Заев-1-1

DORËHEQJA PAS HUMBJES NË ZGJEDHJET LOKALE


Ngjarjet dramatike në Kuvend më 27 Prill 2017 shënuan ardhjen e Zoran Zaevit në pushtet.

Një ditë pas dhunës në Kuvend, Zaevi drejtoi gishtin drejt liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevskit, si fajtorin kryesor për ngjarjet e përgjakshme.

ZORAN ZAEV – PRILL 2017

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk është rezultat I individëve të hidhëruar, por rezultat I mbetjeve të regjimit që është duke u shkatëruar”

Pas formimit të Qeverisë LSDM-BDI, Sofja ishte stacioni I parë për zhbllokimin e integrimeve të vendit në BE dhe NATO. U arrit marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë dhe ky sukses I shpejtë diplomatik u përshëndet nga Brukseli.

I inkurajuar me këtë sukses, energjinë e tij Kryeministri Zaev e drejtoi për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, ku rezultoi me Marrëveshjen e Prespës nënshkruar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras.

U mbrojt identiteti I maqedonasve por u pranua emri I kompromisit – Maqedonia e Veriut.

ZORAN ZAEV – QERSHOR 2018

“Askujt asgjë nuk I kemi dhuruar e as që dikush na ka marrë diçka kur u dakorduam për përcaktimin gjeografik. Ky akt I guximshëm dhe strategjik është kulminacioni I përpjekjeve tona si shtet”

Pasoi Referendumi I cili nuk kishte sukses për shkak të bojkotit të VMRO-DPMNE-së, por pjesa më e madhe e opinionit mbështeti Marrëveshjen për shkak të premtimeve se vendi do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do t`i fillojë negociatat me BE-në.

Zoran Zaevi pati mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare si asnjë politikan tjetër në Ballkan…

Vendi u bë anëtar I NATO-s, por në shtëpi qeveria socialdemokrate pësoi një goditje të rëndë.

Në Hungari u arratis ish-Kryeministri Nikola Gruevski. Pasoi afera “Zhvatja” që gjunjëzoi Prokurorinë Speciale Publike. Kryeprokurja Katica Janeva që duhej të sillte drejtësinë, përfundoi në burg.

Në zgjedhjet presidenciale në Prill 2019 shënoi rënie mbështetja ndaj socialdemokratëve. Qytetarë të pakënaqur për shkak të Qeverisë së korruptuar dhe partizimit të shoqërisë, Zaevit ia dhuruan fshesën.

ZORAN ZAEV – 03.04.2019

“Padyshim se do të ketë pastrime dhe do të pastrohen të gjithë funksionarët që nuk kanë kapacitete”

Por, në fokusin e Kryeministrit, sërish erdhi Brukseli që bëri publike veton e re për nisjen e negociatave me BE-në, kësaj radhe nga Franca, kurse në dy vitet e fundit nisi të fundoset kredibiliteti I njeriut të parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për shkak të kërkesave bullgare që Shkupi të pranojë se gjuha dhe identiti maqedonas janë projekt I federatës jugosllave. Rruga drejt BE-së u bë e pasigurtë.

Përkundër asaj se arriti një fitore të ngushtë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në pikun e pandemisë, në vitin 2020 dhe arriti ta formojë Qeverinë, Zoran Zaevi nuk arriti të mbajë mbështetjen e qytetarëve për LSDM-në.

Në zgjedhjet e fundit lokale pësoi disfatë.

 

 

ZORAN ZAEV – 31.10.2021

“Jap dorëheqje nga posti Kryeministër dhe lider I LSDM-së dhe uroj të gjithë qytetarët që luftuan me guxim për Maqedoninë e Veriut të integruar”

Zoran Zaevi tërhiqet nga politika dhe I kthehet biznesit familjar në qytetin e tij të lindjes – Strumicë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia