close
Top LajmeVendi

Manovrat “Swift Response 22”gjatë fundjavës në Krivollak

thumbnail_1651833717715

MARRIN PJESË 4.600 USHTARË NGA TETË VENDE TË NATO-s

Manovra ushtarake “Përgjigja e shpejtë 22” që përfshinë 4.600 ushtarë nga tetë vende – RMV-ja, SHBA-të, Britania e Madhe, Italia, Franca, Mali I Zi, Shqipëria dhe Greqia, do të nis këtë fundjavë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe paraqet stërvitjen mmë të madhe ushtarake që realizohet në vendin tonë.

SLAVJANKA PETROVSKA – MINISTRE E MBROJTJES

“Qëllimi ka dy aspekte. Gatishmëria e armatës sonë për manovra të këtilla komplekse që I realizojmë bashkë me aleatët, niveli I operabilitetit por edhe mënyra e bashkëpunimit me ushtritë e NATO-s. Së dyti, stërvitja I tregon kapacitetet dhe aftësitë e qendrës Krivollak”

Gjatë kohës së stërvitjes do të prezantohen 22 avionë luftarak dhe fluturake transportuese si dhe 23 helikopterë të forcave aleate, që sic u tha, do të demostrojnë vullnetin dhe aftësitë për t`i mbrojtur anëtaret e NATO-s.

REJÇEL GALOVEJ – AMBASDORE E BRITANISË SË MADHE

“Do të demostrohet gatishmëria kolektive dhe lidhja transatlantike që ka bërë NATO-n aleancën më të fuqishme në historinë modern botërore. Mbretëria e Bashkuar është aleat I RMV-së dhe mund të llogarisni në mbështetjen tonë si aleat I NATO-s”

Sipas gjeneralëve, stërvitja ushtarake “Përgjigja e Shpejtë 22” është kyçe për ushtrinë tokësore të SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë, por edhe për të gjithë forcat e NATO-s./KlanMacedonia/

 XHOZEF GILBERT – GJENERAL BRIGADE SHBA

“Nuk mundemi të tregojmë se cfarë mundemi pa njëri-tjetrin. Bashkë jemi më të fuqishëm si aleatë. Falënderime për mbështetjen dhe kontributin, për këtë aleancë të madhe”  

“Përgjigja e Shpejtë 22” është stërvitje e forcave aleate ajrore të desantit, si pjesë e një sërë manovrash që po mbahen në gjithë Evropën Lindore. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia