close
Vendi

MAQEDONI: KREMTOHET FITËR BAJRAMI

SHKUP-640×340

Në orët e hershme të mëngjesit, në qetësi dhe paqë në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, besimtarët kanë falur Namazin e Bajramit, një ndër festat më të mëdha islame, që shënon fundin e një prej muajve të të veçanta tek muslimanët.Në mesazhet e urimit, krerët fetarë kanë dërguar porosi për paqë, dashuri, solidaritet duke dënuar dhunën.

Si zakonisht pas faljes së Namazit të Bajramit, besimtarët kanë vizituar varrezat ku prehen të afërmit e tyre si dhe kanë vazhduar vizitat nëpër familjet e tyre.

Për nder të kësaj feste, Kreu i BFI, ka organizuar pritjen tradicionale me bakllava.

Me rastin e kësaj feste sot në qendrën tranzitore në Tabanovcë, OJQ-të kanë përgatitur drekë solemne dhe kanë dërguar dhurata për fëmijët.Në këtë qendër ka refugjatë nga Siria dhe Afganistani. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia