close
Top LajmeVendi

“MAQEDONIA BLLOKON” NGA E PREMTJA ASHPËRSON PROTESTAT

Protesta-e1522172107216-780×439

Qytetarët të revolutuar, protestat të zhvendosen


Qytetarët e Shkupi nga e premtja do të kenë më shumë probleme me trafikun e stërngarkuar në qendër të qytetit. Grupi i ashtuquajtur “Maqedonia bllokon” paralajmëron zgjerimin e bllokimeve në qytet, në shenjë të ashpërsimit të protestës kundër ndryshimit të emrit. Qytetarët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë të protestohet jashtë vendeve të frekuentuara.

Në vend që të relaksohet, trafiku në qendër të Shkupit, i cili tashmë një muaj për çdo ditë është i bllokuar, sipas paralajmërimeve të protestuesve nga ‘Maqedonia Bllokon” do të bllokohet edhe më tepër. Grupi i qytetarëve që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit të vendit, paralajmëro ashpërsimin e protestave.

“Jemi të vetëdijshëm se trafiku që nga e premtja do të vështirësohet në mënyrë të dukshme dhe bëjmë thirrje për mirëkuptim. Këtë nuk e bëjmë për interesa personale, për interesa partiake, por për të mbrojtur emrin e Maqedonisë, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas” –shprehet Dragan Ugrinovski – “Maqedonia Bllokon”.

Shkupjanët duket se nuk kanë mirëkuptim të plotë për protestën para Kuvendit, për shkak të stërngarkimit të trafikut në qendrën e qytetit dhe rikahëzimi i tij në rrugët dytësore.

“Nuk ka problem, çdokush ka të drejtë të protestojë, por atje në parkun e jo këtu. Kjo është katastrofë. Kjo nuk guxon të ndodh…Tani në vend të kap katërshen, duhet të eci në këmbë deri te tregu i gjelbërt. Përse? Njerëzit kanë të ftohtë, plus ajri i ndotur, kështu nuk guxon.

“Gjithkujt i pengon, veçanërisht për në punë, për në ligjërat, në shkollë për nxënësit. Janë të nervozuar njerëzit, tani edhe me këtë”.

Që nga fillimi i fushatës për referendum në shtator, rruga para ndërtesës së Parlamentit përkohësisht apo vazhdimisht ka qenë e bllokuar nga grupe të ndryshme që protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe emrit të vendit. Kjo ka shkaktuar rrëmujë veçanërisht tek njerëzit që shfrytëzojnë transportin publik. Disa sugjerojnë një rregullativë për zhvendosjen e protestave jashtë trafikut, por sipas asaj që thonë nga “Maqedonia Bllokon” në të ardhmen e afërt, do të ketë më shumë bllokime, në udhëkryqet në Shkup, por edhe në vendkalimet kufitare. /Verica Dimitrievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia