close
Top LajmeVendi

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ende ”shkëmbejnë ide”

60463073_303

KOVAÇEVSKI: NUK KA DOKUMENT TË PËRBASHKËT TË PRANUESHËM

Katër muaj pas fillimit të strategjisë së re për bashkëpunim me Bullgarinë, në më shumë fusha dhe me dinamikë më të madhe, dy qeveritë ende janë në fazën e “shkëmbimit të ideve”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në bisedë për Agjencinë “MIA” thotë se “ende nuk ekziston dokument i përbashkët i pranueshëm”, që do të miratohej nga Sofja dhe nga Shkupi në mënyrë që të zhbllokohet rruga evropiane e vendit. Në forumin ekonomik në Delfi, Greqi, Kovaçevski ka theksuar se SHBA-të dhe BE-ja sërish janë angazhuar për përshpejtim të procesit, por përmes tejkalimit të çështjeve të hapura politike me Bullgarinë fqinje.

U organizuan një sërë takime të grupeve maqedonase-bullgarë të punës për bashkëpunim më të mirë në transport, kulturë, arsim, është vendosur linja e fluturimit në mes dy kryeqyteteve, por dallimet kryesore në mes Sofjes dhe Shkupit vazhdojnë të mbeten, me këtë edhe bllokada e negociatave aderuese e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në intervistë për “MIA” thotë se në forumin në Delfi, Greqi, është përsëritur angazhimi i BE-së dhe SHBA-ve për përshpejtim të procesit, por me tejkalim të kontestit dypalësh.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR, RMV

“Për momentin, si edhe në periudhën e kaluar, procesi është në nivel të shkëmbimit të ideve dhe ende nuk ekziston dokument i përbashkët i pranueshëm, i cili do të mund të ndahet për miratim në të dyja shtetet në nivel të institucioneve të cilat duhet ta bëjnë këtë.”

Presidenti bullgar Rumen Radev dje i ka këshilluar këshillëtarët e Kryeministrit Kiril Petkov të mos bien pre e kushteve të vendosura, por e rezultateve të negociatave. Çdo lëshim nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë të re të Qeverisë, paralajmëroi Radevi.

RUMEN RADEV, PRESIDENT, BULLGARI

https://telma.com.mk/2022/04/09/radev-go-ukori-petkov-da-se-drzhi-do-nacionalnite-interesi-i-da-zboruva-za-makedonskite-bugari-kako-malcinstvo/

“Këshillëtarët për politikë të jashtme të Kryeministrit në asnjë rast të mos i kualifikojnë bullgarët maqedonas si pakicë. Kjo nuk përshtatet me realitetin, as me Kushtetutën e fqinjit tonë. Kjo mund ta minojë gjithë procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Presidenti Radev me këtë i afrohet qëndrimit të ngurtë të ishministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, nga opozitarja GERB, e cila insistonte për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, si të bashkësive të tjera, me shmangien për t’i quajtur pakicë, duke sugjeruar në këtë mënyrë prejardhjen bullgare të gjithë popullit maqedonas. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia