close
Top LajmeVendi

MAQEDONIA E VERIUT NË TRESHEN KRYESUESE ME OSBE-në

271175050_4716080328483905_5540453071823664424_n

SHPRESA SE VITI 2022 DO TË SJELLË ZHBLLOKIM TË NEGOCIATAVE NGA ANA E BULLGARISË


Viti i ri në politikën e jashtmë fillon me problemet e vjetra – shpresat në Maqedoninë e Veriut se Bullgaria fqinje do ta zhbllokojë procesin aderues evropian, tani pasi në Sofje dhe për periudhë të shkurtër edhe në Shkup në krye të qeverive do të ketë kryeministra dhe ministra të rinj. A do të thotë kjo edhe qasje e re politike do të tregojë takimi i planifikuar në nivel kryeministrash. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot e prezantoi ekipin e përbërë prej 20 diplomatëve të cilët do të kyçen në treshen udhëheqëse në krye të OSBE-së, si përgatitje për marrjen e kryesimit me organizatën në vitin 2023.

Pa detaje rreth asaj prej ku do të fillojnë negociatat me qeverinë e re bullgare, pasi edhe në Shkup në vendin e Kryeministrit do të ulet lideri i ri LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, shefi i diplomacisë theksoi se fokusi mbetet në zhbllokimin e negociatave aderuese dhe pritshmëritë që Sofja ta realizojë atë për të cilën angazhohet qe 15 vite, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor raporton KlanM.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Presim bisedime konstruktive me qeverinë e re në Republikën e Bullgarisë, kthim të besimit, bisedime në raport me çështjet thelbësore që i kemi në tavolinë  dhe zhbllokim të shpejtë të procesit. Për ne kjo është më e rëndësishmja.”

Shqipëria ka të drejtë të kërkojë ndarje nga pakoja me Maqedoninë e Veriut, në qoftë se brenda gjashtë muajve në proces nuk ka lëvizje, siç sugjerojnë autoritetet në Tiranë, por kjo do të sjellë vetëm përfitime afatshkurtëra, konsideron Osmani.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Në afat të gjatë mendoj se me dinamikën rajonale të dyja shtetet do të përfitojnë. Në qoftë se ky është argument plus për t’i bindur shtetasit e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare – se qasja joformale rajonale është në interes të të dyja shteteve dhe të rajonit. Shqipëria ka të drejtë të kërkojë diçka të tillë, sepse procesi është individual.”

Osmani sot e prezantoi ekipin prej 20 diplomatëve të cilët do të kyçen në udhëheqjen me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Maqedonia e Veriut në vitin 2023 do të jetë vendi kryesues, ndërsa këtë vit së bashku me  Poloninë dhe Suedinë e përbën “treshen” e shteteve që e udhëheqin organizatën më të madhe të sigurisë në hemisferën veriore, e përbërë prej 57 vendeve, plus 11 vende të mesdheut dhe aziatike./Klanmacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia