close
Të ndryshme

MAQEDONIA NË NATO, SLLOVENIA RATIFIKON PROTOKOLLIN

maxresdefault

Sllovenia është vendi i parë nga Ish-Republikat Jugosllave e cila ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, tri ditë pasi këtë e bëri Greqia fqinje. Të enjten pritet ratifikimi edhe në Parlamentin e Shqipërisë. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, para deputetëve në Lubljanë sot u falënderua në emër të qytetarëve të vendit tonë duke shtuar se për stabilizimin e rajonit tani duhet të zgjidhen edhe kontestet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjë Hercegovinës.

Me përkrahjen prej 72 votoash për, kundrejt 12 kundër, Kuvendi i Sllovenisë e votoi ligjin për ratifikimin e Protokollit qasës të Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e NATO-s. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, në emër të qytetarëve të vendit falënderoi Slloveninë duke shtuar se për Mqedoninë ka edhe sfida të reja për të cilat përkrahja sllovene do të jetë e nevojshme.

“Ne këtë do ta mbajmë mend dhe çdoherë kemi ditur t’i vlerësojmë miqtë tanë të vërtetë. Sllovenia dhe populli slloven janë miqtë tanë. Ndryshimet kushtetuese e debllokuan dhe procesi për anëtarësimin në BE shpresoj se deri në fund të vitit do të marrim datën për fillimin e bisedimeve. Sipas Xhaferit mbetet që edhe pushteti edhe opozita në vend të punojnë në realizimin e reformave në të gjitha fushat, për çka përvoja e Sllovenisë, veçanërisht rreth shfrytëzimit të ndihmës paraqasëse nga BE-ja, do të jetë e rëndësishme.” – tha Talat Xhaferi – Kryeparlamentar i Maqedonisë.

Spikeri i parlamentit në Shkup disa herë theksoi rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese të domosdoshme për debllokimin e këtij procesi, duke e vlerësuar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë si vin- vin situatë, në të cilën s’ka fitues as të humbur. Duke u nisur nga ky shembull përmes dialogut, ai sugjeroi zgjidhjen e dy kontesteve serioze të Ballkanit Perëndimor midis Kosovës e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“Gjëja më e mirë është se Qeveritë e Bosnjës dhe Kosovës zgjidhjen e shohin përmes dialogut… Ne veçanërisht jemi të interesuar për këtë dialog dhe presim që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt.”deklaroi Talat Xhaferi – Kryeparlamentar i Maqedonisë.

Ligji për ratifikimin e protokollit qasës së Maqedonisë në NATO sipas procedurave sllovene hyjnë në fuqi ditën e 15 nga publikimi në gazetën zyrtare. Grupet e deputetëve që nuk votuan, e majta sllovene dhe SNS, theksuan qëndrimin e tyre drejt NATO-s si organizatë imperialiste dhe vlerësimin se anëtarësimi nuk është në interes të shtetasve maqedonas.

Sipas paralajmërimeve të enjten protokolli do të ratifikohet edhe në Parlamentin e Shqipërisë, me çka brenda vetëm një jave pas nënshkrimit të protokollit paraqasës të 29 ambasadorëve në selinë e Aleancës në Bruksel tre nga 29 Prlamentet kombëtare dëshmuan pajtueshmërinë e tyre që Maqedonia të bëhet anëtare e 30 e Aleancës. Deri në rrumbullaksimin e këtij procesi vendi ynë është anëtare “e ftuar” në tryezën e NATO-s pa të drejtë vote. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia