Maqedonia – 19 vite nëpër ”labirinthet” e Brukselit?!

LSDM: PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE, GATI TË BISEDOJMË ME PARTITË POLITIKE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Më 23 Mars 2004, para 19 viteve, në Dublin, Maqedonia dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, thonë se me këtë akt vendi u përcaktua për të ardhmen evropiane, me çka edhe zyrtarisht nis udhëtimi nëpër procedurat e Brukselit.

“Tani është çështja e shfrytëzimit me mençuri të rrethanave dhe gatishmërisë sonë. Sot nuk duhet të kemi dilema nëse duhej ose jo të dorëzohej aplikacioni në Dublin. Në mënyrë strategjike kemi pozicionuar vendin dhe jemi në anën e vlerave evropiane, paqës, stabilitetit dhe prosperitetit” – ka shkruar në Facebook, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Sfida kryesore e vendit në rrugëtimin e saj real në BE, mbeten ndryshimet kushtetutese me futjen e Bullgarëve në Preambulë, për të cilët duhet shumica prej dy të tretave në parlament, që aktualisht qeveria nuk I ka.

Para nisjes së procesit të ndryshimeve kushtetuese respektivisht para procedurës në Kuvend, sic percjell KlanM, LSDM-ja thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë politike parlamentare.

Socialdemokratët duke u thirrur në njohuritë e tyre rreth zhvillimeve në ambientet e Kuvendit, besojnë se një numër I madh I deputetëve do t`i votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Bëjmë me dije se si parti e përgjegjshme politike, në tryezë do t`i shtrojmë të gjitha argumentet, do të bsiedojmë me të gjitha partitë politike, për shkak se me rëndësi është të vazhdohet rruga evropiane e vendit. Është edhe premtimi ynë që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të jetë pjesë e BE-së” – tha Darko Kaevski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka hedhur poshtë idenë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të delegojë përfaqësues të saj në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, Bullgarët dhe bashkësi tjera duhet të futen në Kushtetutë.

VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, vazhdimish ka përsëritur qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në këtë përbërje parlamentare. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share