Marcelo, lamtumirë mes lotësh pas 15 vitesh tek Real Madrid

Edhe dashurive më të bukura u vjen fundit. E tillë është edhe ajo për mbrojtësin brazilian, Marcelo, i cili sot iu desh të ndahej nga Real Madrid pas 15 vitesh si lojtar i saj. Ditën e sotme, në ambientet e klubit të “Galaktikëve” u zhvillua një konferencë për shtyp, ku mbrojtësi dha mes lotëve lamtumirën e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Luajta për klubin më të madh në botë. Dua të falenderoj gruan time, Clarice. Nuk do të isha burri që jam sot pa të. Po ashtu edhe fëmijët e mi, të cilët shihnin babain e tyre të luante për skuadrën më të madhe në botë”, tha Marcelo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Marcelo mbërriti në “Santiago Bernabeu” në vitin 2007. Një kohë kur të tjera legjenda të kësaj skuadre po shuheshin. I tillë ishte edhe ish-kapiteni Raul, i cili ka lënë shenjë të madhe në karrierën e Marcelo.

Ish-sulmuesi u fotografua në mes të ftuarve në konferencë i emocionuar teksa Marcelo shprehte falenderimet ndaj tij. I emocionuar është shfaqur edhe Carlo Ancelotti i cili gjithashtu është fotografuar i lotuar.

Pavarësisht lamtumirës, Marcelo nuk ka dashur që të largohet nga klubi. Ai ka shprehur dëshirën që të përfundonte në Madrid karrierën, por kanë qenë drejtuesit e “Galaktikëve” që nuk kanë dashur të rinovojnë më me mbrojtësin brazilian, edhe pse ai është në fakt lojtari më i suksesshëm i këtij ekipi pasi me ta ka fituar 5 Champions League, 6 kampionate të La Liga, 2 herë kupën e Spanjës, 5 superkupa në Spanjë, 3 Superkupa të UEFA, 4 botërorë për klube dhe 1 kupë konfederate për Brazilin./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share