close
Top LajmeVendi

MARIÇIQ: ASNJË EMËR KONTESTUES NË LISTËN E FALJEVE

bojan-marichikj

Në opinion është ngritur shumë pluhur rreth propozim listës për falje, e cila nga Burgu, përmes Ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq duhet të arrijë tek Presidenti Stevo Pendarovski. Në listën për falje të pjesshme janë edhe emrat e Sead Koçanit, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Boban Iliq.

Ministri Mariçiq është arsyetuar se, sipas procedurës, lista ka mbërritur nga burgu dhe ajo nuk është përfundimtare.

“Unë do të doja të sqaroj se Ministri I Drejtësisë nuk jep asnjë propozim për falje. Në këtë rast bëhet fjalë për falej sepcifile, për shkak se bëhet fjalë për falje grupore me rastin e Vitit të Ri dhe listat përpilohen nga Drejtorët e Burgjeve. Mendosj se një pjesë e emrave kontestues nuk do të jenë në listë. Do të thotë propozim listat janë nga burgjet e jo nga Ministria e Drejtësisë. Këto lista kalojnë nëpër katër filtra” – ka thënë Ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq për “Utrinski Brifing”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia