Mariçiq: Nëse i zhvillojmë mirë negociatat deri në fund të kësaj dekade mund të bëhemi anëtare e BE

Për momentin kur Protokolli do të harmonizohet tërësisht dhe të dakordohet me Bullgarinë do të publikohet, por ky proces është në duart e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe presim të prezantohet nga MPJ-ja si një pako e dokumenteve të cilat më vonë do të shkonin në debat në Parlament, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq pas takimit të grupeve partiake të punës në Klubin e deputetëve.

“Absolutisht asgjë nuk kemi fshehur, dokumente publikohen pasi do të jetë në njëfarë faze që të mund të diskutohen”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen pse nuk publikohet protokolli me Bullgarinë.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas Mariçiqit, qëllimi i vendit tonë është që të sigurohemi se me propozimin evropian nuk do të kemi bllokada të mëtutjeshme të pafundme. “Nëse i zhvillojmë mirë negociatat mund në vitet në vijim, deri në fund të kësaj dekade të përfundojmë si anëtare e BE-së”, theksoi Mariçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zëvendëskryeministri theksoi se i kanë sqaruar edhe mekanizmat për mbrojtjen e identitetin tonë kombëtar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share