close
Top LajmeVendi

Marin: Është e rëndësishme negociatat të fillojnë tani Kovaçevski: Përkrahim anëtarësimin e Finlandës në NATO

vvvv-780×439-1-696×392

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin porositi sot nga Shkupi se, është e rëndësishme që negociatar për anërarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të fillojnë tani dhe se, është përgjegjësi e BE-së të sigurojë se çështja nuk do të mbetet e ngrirë. Ajo tha se, pozicioni i Finlandës është shumë i qartë sa i përket dy vendeve, duke thënë se, dëshirojnë t’i shohin ato të anëtarësohen në BE dhe duhet të ketë përparim në atë drejtim.

“Duhet së bashku tëmdiskutpjmë për çështjen me Bullgarinë dhe të siguroheni se do t’i kemi udhëzimet se si duhet të ecin tani e mëtutje. Këtë javë do të kemi mbledhje ku do të diskutkjmë për statusin e Ukrainës dhe Moldavisë, mendoj se është e rëndësishme të diskutohet për situatën me Ballkanin Perëndimor dhe të sigurohemi se nuk do të ketë më probleme” – tha kryeministrja Marin.

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij finlandeze tha se, shpreson që BE do të miratojë kornizë negociuese e cila do të paraqesë karakterë multilateral të dokumentit.

“Unë shpresoj se vendet anëtare të BE-së dhe ne normal si Qeveri do të miratoj ë kornizë negociuese e cila do të pasqyrpjë karakter multilateral të dokumentit, ndërsa nga ana tjetër vendet, në këtë rast Republika e Bullgarisë me të cilën kemi çështje të hapura bilaterale, do të jetë në nivel të shteti fqinj i cili dëshiron ta shohë shtetin tjetër fqinj si anëtare e plotë e BE-së” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ai po shtu theksoi se, vendi përkrah anëtarësimin e Finlandëa në NATO dhe kjo sips tij, do ta rris në mënyrë të konsiderueshme sigurimë më rajonin euroatlantik. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia