close
Bota

MARRËVESHJA BE-TURQI: (MOS)LIBERALIZIMI I VIZAVE RREZIKON ÇËSHTJEN E  EMIGRANTËVE

Turqi-BE-1200×630

Jo stabiliteti politik në Turqi, i shkaktuar nga grusht-shteti i pa suksesshëm, shkakton brengosje lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Ankarasë gjë që mund të ndikoj edhe në marrëveshjen e arritur para do kohe për pengimin e valës së emigrantëve nga  Lindja në Evropë.  Por situata komplikohet edhe më tej në kohën kur Ankaraja akuzon Bashkimin Evropian se nuk po përmbush pjesën e saj të marrëveshjes.  

Vlerësimi i shefit të komitetit ndërkombëtar të shpëtimit Devid Miliband i cili vë në pah se e ashtuquajtura marrëveshje e cila ndihmoi dhe krijoi një frenim të vrullit të emigrantëve në drejtim të Evropës, do të ishte me rëndësi të madhe sepse ashtu siç Evropa po ballafaqohet me tani më 800.000 mijë emigrantë që arritën në Evropë vitin e shkuar, ekziston mundësia që një valë e re emigrantësh të shkaktojnë ç’rregullim dhe trazira në mbarë kontinentin.

Sipas, Milibandit është e rëndësishme që Evropa dhe Turqia ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në mes vetes për çështjen e refugjatëve dhe emigrantëve.

“Atë që e dimë është se presioni nga Lindja e Afërt veçanërisht lufta në Siri nuk  kanë përfunduar.  Prandaj vendet si Greqia duhet të merren me refugjatët, të cilët tani më gjenden aty rreth 50.000 mijë persona, por gjithashtu edhe në rast se fillojnë të vijnë më tepër njerëz kah fundi i këtij apo fillimi i vitit të ardhshëm”- tha Dejvid Miliband – Shef i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ankarasë siç dihet u ftohën pas grusht-shtetit të pa suksesshëm në Turqi. Qeveria Turke fundjavën e shkuar kumtoi se Ankaraja do të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët nëse Bashkimi Evropian nuk realizon regjimin e premtuar pa viza për Turqinë.

Realizimi i këtij premtimi disa herë është anuluar dhe vërejtjet e Bashkimit Evropian ndaj legjislaturës turke e cila ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit e tani edhe me ballafaqimin e autoriteteve me aktivistët anti-qeveritar.

Kryetari i komisionit Evropian Zhan Klod Junker javën e shkuar shprehu brengosje për faktin se marrëveshja e arritur me Turqinë vitin e kaluar mund të zhbëhet. Presidenti turk Recep Taip Erdogan deklaroi se Komisioni Evropian nuk arriti t’i plotësojë premtimet e saj lidhur me marrëveshjen edhe përkundër, siç tha ai, sukseseve të vendit të tij në pengimin e kalimit jo-legal të emigrantëve.

“Me sistemimin e tre milionë refugjatëve Sirian dhe Irakian ne e mbrojtëm Evropën. Evropa nuk i përmbushi premtimet. Ata premtuan  tre miliardë euro deri në fund të vitit. Por ato të holla që do të shpenzoheshin për refugjatët nga Siria dhe Iraku për fat të keq ende nuk i kemi marrë.”- deklaron Rexhep Taip Erdogan -President i Turqisë.

Më tepër se një milion refugjatë dhe emigrantë në vitin 2015 erdhën në Evropë. Greqia është në rreshtin e parë të dyndjes së refugjatëve shumica e të tillve në brigjet e ishujve grek përmes detit Egje nga bregu i Turqisë.  Por në të njëjtën kohë nuk po rreshtin përpjekjet e refugjatëve dhe emigrantëve të vijnë në Evropë përmes detit mesdhe. Ndërsa roja italiane pranë bregdetare brenda ditës zbulojnë qindra refugjatë dhe emigrantë nga kontinenti afrikanë. /TvArt&Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia