close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA E OHRIT: GJENDET DOKUMENTI ORIGJINAL, DORËZOHET NË ARKIVIN SHTETËROR!

D92D2A87-A5FE-4AD4-9379-43C1421EED39

GRUBI:JAM I LUMTUR QË PAS 20 VITEVE E ZBARDHËM KËTË MISTER


Pas një mungese 20 vjeçare të dokumentit origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, pas kërkimeve të shumëta, më në fund është gjetur ai dokument dhe është dorëzuar në arkivin shtetërorë. Zv kryeministri dhe ministri I sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi, tha se pas shumë përpjekjeve për të komunikuar me zyrat e të gjithë 7 nënshkruesve të marrëveshjes, të cilat kishin rezultuar të dështuara, ka qenë Ilir Luma, personi I cili është kujdesur për këtë document dhe e ka dorëzuar atë në zyrën e Grubit pas tashmë dy dekadash.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR I PARË

“Bëhet fjalë për person I cili ka qenë asistues në MO dhe pastaj që nga zyret e partisë më të vjetër të partisë shqiptare këtu në vendin tonë, e merr dhe kujdeset në mënyre arkivore në kushte shtëpiake për këtë dokument dhe hulumtimet sollën deri te ky zbulim dhe zotëri Luma e dorëzoj para dy javësh atë dokument në zyren time. Jam shumë I lumtur dhe shumë faleminderues për këtë çështje dhe jam jashtëzakonisht krenarë që arritëm pas 20 vitëve ta zbardhim edhe këtë mister të versionit origjinal të MO-së.”

Ushtruesi i detyrës drejtor I Arkivit Shtetërorë tha se ndjehet I lumtur që ky dokument I historisë së re është vendosur tek institucioni I cili ruan dokumente të rëndësishme historike që datojnë nga shekulli I 13-të. Ai nënvizoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për shtetin dhe  ofron shumë perspektiva për zhvillim.

EMIL KËRSTEVSKI,  U.D DREJTOR I ARKIVIT SHTETËROR

“Dokumentin original do ta ruajmë këtu, do ta digjitalizojmë dhe ai do të jetë transparent dhe I qasshëm për të gjithë ata që interesohen për historinë dhe detajet. Do  ta ruajmë siç duhet, sipas standardeve evropiane për një arkiv shtetëror.”

I pyetur se sa do të kushtojë manifestimi I përvjetorit të 20-të të Marrëveshjes së Ohrit, Grubi tha se një gjë e tillë do të bëhet e ditur pas përfundimit të tij. Ai njoftoi se në këtë manifestim do të marrin pjesë shumë mysafirë të rëndësishëm, përfaqësues ndërkombëtarë, përfaqësues politik dhe bartës të funksioneve të shumta publike, krerët shtetëror aktual dhe ata të përbërjeve të kaluara dhe I njejti do të shënohet me aktivitete të shumta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia