close
Rajoni

MARRËVESHJA E PRESPËS: KOTZIAS-“DO T’IA TËRHIQJA VESHËT ZAEVIT”

Screenshot_3

Marrëveshja do të miratohet në parlamentin grek


Partia e kryeministrit grek, SIRIZA, do të organizojë tubim politik kundër ndarjes dhe jotolerancës, ku temë kryesore do të jetë Marrëveshja e Prespës. Kryeministri gerk dhe lideri i kësaj partie, Aleksis Cipras gjatë kësaj ngjarjeje do të përcjell porosinë se “Maqedonia greke i thotë po demokracisë, po solidaritetit, jo nacionalizmit dhe ndarjes. Ndërkohë,  Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias ka folur  për politikat e kryeministrit Zoran Zaev.

Ish ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar që po të vazhdonte të ishte në post “do t’ia tërhiqte veshët” kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Gjatë një interviste në televizionin Antena, zoti Kotzias u pyet mbi deklaratën e kryeministrit Zaev se marrëveshja e Prespës ofron mundësinë që fëmijtë në Greqi të mësojnë gjuhën maqedonase. Kotzias u përgjigj se deklarata të tilla shkelin edhe marrëveshjen e Prespës, por edhe marrëveshjen e ndërmjetme të shtatorit 1995. I pyetur se çfarë do të bënte ai nëse vazhdonte të ishte ministër i jashtëm, Kotzias u përgjigj:

Do t’i tërhiqja veshët me të gjitha mënyrat. Edhe nga NATO, edhe nga bashkimi Europian, edhe nga Nimitz. Nimitz reagoi dhe bëri mirë”, tha Kotzias.

Ish ministri i jashtëm grek u shpreh i sigurt se marrëveshja e Prespës do të miratohet nga parlamenti i Athinës. Kotzias kritikoi sërish qëndrimet e opozitës greke, duke thënë që “ata të cilët nuk bënë negocimin e duhur, tashmë duan të dënojnë neve”. /Robert Goro

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia