close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA E PRESPËS: NDRYSHIME NË LIBRAT SHKOLLOR

Screenshot_2

Ndryshime edhe në përmendore, ndërtesa dhe simbole


Së shpejti pritet të mbahet takimi i dytë i Komitetit ndërdiciplinor mes Maqedonisë dhe Greqisë për të ashtuquajturën harmonizimin e çështjeve historike, arkeologjike dhe arsimore, konform Marrëveshjes së Prespës. Dy ekipet e përbërë, kryesisht nga shtatë profesorë universitarë, pritet t’i parashtrojnë vërejtjet e para rreth përmbajtjes në librat shkollor të historisë dhe gjeografisë. Nëse dhe kur do të ndryshohen edhe shenjat e përmendoreve në Shkup dhe lokalitetet tjera arkeologjike, tash për tash nuk ka informata të detajuara.

Pyetja, nën fotografinë e arkivolit me gravurë të diellit të Vergjinës, në librin e historisë për klasën e shtatë në gjuhën maqedone – “Nëse Dielli dhe Luani si simbole kanë qenë të respektuar nga maqedonasit e antikës deri më sot, ku dhe kur?, sipas disa profesorëve akademikë që angazhohen për zvogëlimin e dallimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, sugjerojnë vazhdimësi antike maqedonase, kurse shfrytëzon edhe simbole që Greqia e vlerëson si pjesë të trashëgimisë Helene, që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Greqisë. Përmbajtje të njëjta, sikurse mësimet për Maqedoninë e para epokës sonë, ku kryesisht mungon fjala “antike”, kurse shfrytëzohen termet “mbretëria maqedonase dhe mbretërit, shteti maqedonas, gjuha maqedonase, që nuk është sllave e të tjera, do të harmonizohen konform Nenit 7 të Marrëveshjes së Prespës, ku thuhet:

“Palët pranojnë se kuptimi i tyre të termeve “Maqedoni” dhe “maqedonase” ka të bëjë me kontekst të ndryshëm historik dhe trashëgimi kulturore. Për palën e parë, këto terme shënojnë jo vetëm fushën dhe popullin në rajonin verior të Palës së parë, por edhe veçoritë e tyre, si dhe civilizimin Helen, historinë, kulturën dhe trashëgiminë në atë rajon nga antika e deri më sot. Për Palën e dytë, këto terme shënojnë territorin, gjuhën dhe veçoritë e tyre, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë që janë veçanërisht të ndryshëm nga ata që janë përmendur në Nenit 7, paragrafi 2”- thuhet në Marrëveshjen e Prespës, Neni 7.

Temë të revizionit dhe dhënies së rekomandimeve të ekspertëve nga të dy palët pritet të jenë edhe një pjesë e përmendoreve të ndërtuara në Shkup, konform Nenit 8 të Marrëveshjes.

“Në afat prej gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, pala e dytë do ta rishqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës në territorin e saj dhe nëse ata në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me historinë antike helene dhe civilizimin, që paraqet pjesë përbërëse e trashëgimisë historike dhe kulturore të palës së parë, do të ndërmerr veprime përkatëse përmirësimi”theksohet në Marrëveshjen e Prespës, Neni 7.

Distinksioni i qartë në Marrëveshjen e Prespës se gjuha e palës së parë, ose të Maqedonisë së Veriut, është maqedonase nga grupi i gjuhëve të sllavëve të jugut dhe se ajo dhe veçoritë tjera të vendit nuk janë të ndërlidhur me civilizimin antik Helen, historinë, kulturën dhe trashëgiminë, siç qëndron në Marrëveshje, qartë aludon se orekset e garniturës politike të së kaluarës së afërt në vend, që ndërtoi projektin Shkupi 2014, për Greqinë paraqesin cënimin e një pjese të së kaluarës Helene me të cilin vendin fqinj identifikohet, ose sikurse zakonisht e ka quajtur – irredentizëm.

Autoritetet në vend do të duhet të kujdesen edhe rreth përdorimit të “diellit të Vergjinës” ose “simbolit që më herët ishte vendosur në ish-flamurin shtetëror”, ashtu siç shkruan në Marrëveshjen e Prespës. Përveç ndryshimit të emrave të institucioneve shtetërore, nuk përjashtohet, të ketë përmirësime edhe në vend siç është Ura e re e ndërtuar e civilizimeve në Shkup, ku janë ngritur skulptura të personaliteteve historike, me vërejtje në shenjën e informatave, se ata janë “personalitete të rëndësishme të historisë maqedonase dhe botërore”. Nga Komisioni i përbashkët maqedono-grek që duhet të ballafaqohet me këto çështje, tash për tash mund të kuptohet se punohet në një atmoferë miqësore, me një vullnet të shprehur për të rekomanduar përmirësime, që gjeneratat e reja të mos ballafaqohen me momente të vështira. /Biljana Georgievska/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia