close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA E PRESPËS: PËRKRAHJE NGA MEKALISTER E FLEKENSHTAJN

parlamenti-780×439

Zyrtarët e PE-së takime në Qeveri dhe Kuvend


Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian Dejvid Mekalister dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn qëndrojnë në Maqedoni. Ata janë takuar me Kryeministrin Zoran Zaev, Kryeparlamentarin Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare si dhe me deputetë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare ka realizuar një takim me zyrtarët e Parlamentit Evropian Dejvid Mekalister dhe Knut Flekenshtajn. Deputetja e pavarur Emilia Aleksandrova, e cila është anëtare e Komisionit për Pajtim sot në konferencë për shtyp tha se procesi për falje ka marrë mbështetje edhe nga eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, të cilët sot kanë qëndruar për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë.

“Deputetët evropian të përkrahur nga përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar na inkurajuan dhe na dhanë kahjet që të lëvizim në këtë drejtim dhe vlerësoj se kjo për ne si 8 deputetë të pavarur të VMRO-DPMNE-së ka një rëndësi të madhe dhe kjo na inkurajon se jemi në drejtimin e duhur.”- theksoi Emilija Aleksandrova – Grupi i Pavarur i Deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë zhvilluar një takim edhe me Kryeministrin Zaev ku, siç thuhet në një komunikatë, Kryeministri ka theksuar se në gjysmën e dytë të janarit pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, në një proces inkluziv ku duhet të kyçet edhe opozita. Në këtë takim Kryeministri Zaev është shprehur rreth reformave që bëhen në shërbimet e sigurisë, në jurisprudencë, administarëtn publike dhe realizimit të reformave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në sferën e mediave. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia