close
Top LajmeVendi

MARRËVESHJA ME BULLGARINË – MICKOSKI PËR KURIR

Screenshot_7

Mikoski: Askund në takim nuk e përmenda marrëveshjen


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për portalin Kurir mohon të ketë përkrahur Marrëveshjen me Bullgarinë në takimin me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njofton se takimi ka qenë konstruktiv dhe se gjatë takimit askund nuk e ka përmend marrëveshjen. Ai shton se gjatë takimit është biseduar për aktualitetin politik në të dyja vendet.

“Kisha takim konstruktiv me Borissovin me kërkesë të tij. Takimin e pranova me kënaqësi, për shkak se besoj është e nevojshme që të ndërtohen ura të bashkëpunimit, dhe të mos krijohen konflikte. Në takim u bisedua për temat aktuale në Maqedoni, në Bullgari, me theks të veçantë për të ardhmen, por gjithashtu edhe për temat që janë pjesë e të kaluarës. “Askund në takim nuk e përmenda marrëveshjen”, tha Mickoski

Ai në intervistë sqaron se për disa nga këto tema ka pasur qëndrime të kundërta dhe se nuk është dashur të incizohet takimi në fillim për shkak se ka biseda joformale mes bashkëbiseduesve ndërsa LSDM e përdor për akuza të pabaza dhe për krijim të lajmeve të rreme. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia