close
KultureVendi

MARRËVESHJE RMV-BE: PJESËMARRJE E RMV-së NË “EVROPA KREATIVE 2021 – 2027”

Креативна Европа

Ambasadorja e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, Agneza Rusi dhe Komesarjae BE-së për Inovacion, Hulumtim, Kulturë, Arsim dhe Rini, Marija Gabriel, nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në Evropën Kreative (2021 – 2027).Me nënshkrim të Marrëveshjes, vendi ynë u bë pjesëmarrës i plotë në programin e ri të Unionit të destinuar për sektorin kulturor, kreativ dhe audiovizual.

Programi u miratua më 28 maj të vitit 2021 nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.”Evropa Kreative 2021 – 2027” përbëhet nga tre pjesë/ nënprograme: Kulturë, MEDIA, dhe pjesa Ndërsektoriale.

Programi njeh diversitetin kulturorsi një përparësi kryesore përmes të cilit duhet t’u përgjigjet sfidave me të cilat përballen sot sektori kulturorë, kreativ dhe audiovizual.Përparësitë e Programit janë: mbrojtja, zhvillimi, dhe avancimi i diversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si dhe forcimin e konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturor dhe kreativ dhe të sektorit audiovizual.Programi synon të harmonizoj këto përparësi me ngritje të politikave digjitale, gjithëpërfshirëse dhe ekologjike të Bashkimit Evropian, në drejtim që të garantojë qëndrueshmërinë e tyre.

Buxheti i Bashkimit Evropian i siguruar për këtë vit është në vlerë prej 2.44 miliardë euro për periudhën 2021 – 2027.Financimi i Bashkimit Evropian në kuadër të veprimeve të ndryshme të programit varion nga 80% në 40% që është një konfirmim i peshës së lartë të mjeteve të pakthyeshme dhe shumës së lartë të mjeteve maksimale për projekte të miratuara.

Programi ofron mundësinë për lloje të ndryshme mbështetjeje për sektorët përkatës dhe përfshin një sërë grupesh si pjesëmarrës të mundshëm në projekte ( sektorëve kulturorë dhe kreativ, sektorit audiovizual, institucionet arsimore, shoqata qytetare, komuna dhe institucione lokale, organizata e të tjerë).Impakti që arrihet nga rezultatete e projekteve të zbatuara paraqet një mbështetje të rëndësishme në zhvillimin e sektorit kulturor, kreativ dhe audiovizual në nivel nacional.Evropa Kreative mundëson transparencë dhe dukshmëri maksimale të projekteve dhe impaktit të tyre.

Programi në nivel nacional zbatohet përmes Zyrës së Evropës Kreative pranë Ministrisë së Kulturës ( Nënprograma Kulturë) dhe Agjencisë së Filmit (Nënprograma MEDIA).Zyra funksionon si organ këshillëdhënës dhe informues për zbatimin e Programit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia