close
Sport

MARTOHET OUSMAN DEMBELE – DASMA PA BASHKËLOJTARËT

dembele-1

DEMBELE PRITET TË VAZHDOJË KONTRATËN ME BARCELONËN


Usman Dembele ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Në pritje të epilogut, Dembele ka vendosur të martohet. Asnjë nga klubi I tij nuk ka qenë I ftuar në dasmë.

Dasma ishte organizuar sipas traditës marokene, për shkak se bashkëshortja e tij është nga Maroku. Në këtë aheng kanë marrë pjesë vetëm familjarët dhe disa miq. Të gjithë e kanë patur patjetër të posedojnë certifikata vaksinimi ose teste negative PCR.

Në dasmën që është mbajtur në Francë, ka marrë pjesë vetëm një futbollist, Dajo Upamekano nga Bajerni I Mynihut.

Dembele do të kalojë disa ditë pushimi në Francë kurse më pas do të kthehet në Barcelonë për t`ju bashkangjitur skuadrës.

Ai mbrëmë në Instagram ka publikuar një story me stemën e Barcelonës dhe shumica këtë e kanë kuptuar si shenjë se do të mbetet në Barcelonë dhe do të nënshkruajë kontratë të re./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia