close
Vendi

MASA PËR LOKALET: KSI-ja REKOMANDIME QEVERISË

den_na_zalost_sl111

DITËVE TË FUNDIT JANË DORËZUAR 16 KALLËZIME PENALE


Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Qeveri i dërgoi propozim-masat e reja dhe të njëjtat do të shqyrtohen në mbledhjen qeveritare e cila ka filluar në ora 18:00.  Propozimet e komisionit janë: të ndalohen të performojnë këngëtarët dhe DJ në objektet hotelerike, të respektohet koha e punës të bareve, kafeneve dhe restoranteve, të kufizohet zëri deri në 55 decibel, të zvogëlohet numri i personave brenda një hapësire dhe të zvogëlohet numri i personave që qëndrojnë në një tavolinë, përkatësisht nga 12 persona të mund të lejohen vetëm 4 persona. Ministri Filipçe tha se këto janë disa nga propozimet e komisionit dhe se kemi rritje të numrit te të gjithë moshat mbi 20 vjet./KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia