close
Rajoni

MASAKRA E SREBRENICËS ËSHTË PËRKUJTUAR NË MËNYRA TË NDRYSHME

Screenshot_5

Grupi i nacionalistëve ndërpret përkujtimin e masakrës së Srebrenicës


Masakra e Srebrenicës, në Bosnjë-Hercegovinë është përkujtuar në mënyra të ndryshme nga dy grupe njerëzish. Njëri që ka dalë për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb dhe një tjetër për të kërkuar drejtësi për viktimat serbe.

Një grup nacionalistësh ndërpren për pak kohë një shfaqje që kujtonte viktimat e gjenocidit në Bosnjë. Është nata kur përkujtohen viktimat myslimane të gjenocidit në Srebrenica. Shteti serb ndër vite ka mohuar ta quaj si të tillë dhe është munduar ta mohoj si të tillë. Krim i rënd konsiderohet zyrtarisht. Këtë përvjetor një grup i vogël njerëzish kanë dalë për të kujtuar viktimat. Një grup tjetër për t’i mohuar ato duke kërkuar drejtësi për viktimat serbe. Për herë të parë aty kanë dalë edhe ambasadorët Perëndimor dhe ai shqiptar si të ftuar.

Organizatorët thonë se serbët duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtij krimi.

“Pranimi për ata që ende kërkojnë më të dashurit e tyre është shumë i rëndësishëm dhe këtë shoqëria serbe dhe politika duhet ta kuptoj si shumë të rëndësishme. Shpresojmë që vitin e ardhshëm, në 25 vjetorin, të mos kaloj si tani pa komente politike dhe të thuhet se gjenocidi është gjenocid dhe pikë.”– tha Marko Millosavljevic, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë manifestim u ndezën aq qrinj sa ka patur edhe viktima. Mbi 8 mijë myslimanë u vranë në vitin 1995 dhe këtë e ka konstatuar edhe gjykata ndërkombëtare. Por, e shkuara ngelet pa përballje reale. /Idro Seferi, Beograd/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia