close
Rajoni

MASAT E REJA ANTI-COVID QË HYJNË NË FUQI NË KOSOVË

COVID KOSOVO

Ndalohet hyrja e personave të pavaksinuar në kufi

Nga kjo e hënë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid nuk mund të futen në Kosovë. Masat e reja që kanë hyrë në fuqi prej mesnatës përcaktojnë se kushdo që do të udhëtojë drejt Kosovës duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza, ose certifikatë të vaksinimit me një dozë e shoqëruar me dëshmi të testit PCR ose atë të kalimit të Covid-it.

Certifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në universitete, transport urban apo edhe në bare e restorante. Gjithashtu mbajtja e maskës mbetet detyruese edhe në ambientet e jashtme, ndërsa mbetet në fuqi kufizimi i qarkullimit nga ora mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, festave familjare, ndërsa në bare e restorante, krahas certifikatës së vaksinimit, aktiviteti do të lejohet në 50 për qind të kapacitetit.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia