close
Top LajmeVendi

MASAT E REJA PËR HYRJE NË KOSOVË KANË REDUKTUAR LËVIZJEN E QYTETARËVE

Screenshot_8

QYTETARËT TË PAKËNAQUR NGA MASAT


Ashpërsimi i masave anti-covid nga autoritetet e Kosovës ka reduktuar dukshëm numrin e qytetarëve që drejtohen për në Kosovë. Autoritetet e Maqedonisw kanw bwrw thirrje qw Kosova të rishqyrtojë edhe një herë masat anti-covid.

 

Masat e reja që ka vendosur Kosova për hyrje në këtë shtet, ka ndikuar në rënien e dukshme të lëvizjeve të qytetarëve në pikën kufitare Bllacë.

Ndryshe nga zakonisht, kur në këtë pikë kufitare krijohen radhë e ndonjëherë pritet edhe më gjatë për hyrje në Kosovë, ditëve të fundit lëvizja është reduktuar dukshëm. Nga pamjet që ka marrë Klan M të hënën, mund të vërehet se numri i veturave që janë nisur drejt Kosovës është shumë i vogël dhe në kufi nuk pritet pothuajse aspak.

Komandanti i pikës kufitare Bllacë, Besim Asani deklaroi për Klan M se, lëvizja e qytetarëve në këtë pikë kufitare ka rënë në nivelin e dukshëm pasi qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk i plotësojnë kushtet që i ka paraparë Kosova në vendimin e tyre.

BESIM ASANI – PIKA KUFITARE BLLACË

 “Po marrë parasysh vikendet e mëhershme dhe tash, numri i lëvizjeve të qytetarëve ka qenë deri në 12.000 dmth deri në 13.000, tash 4000-5000, domethënë është thuajse më pak se përgjysmë. Duke pasur parasysh se vendimi hyri në fuqi më 22 janar në mesnatë, qytetarët tanë kanë qenë jo boll të informuar për vendimin e ri dhe ka pasur numër të madh të cilët policia e Kosovës i ka kthyer prapa pasi nuk i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në Kosovë”.

Ndërkohë, qytetarët u shprehën të pakënaqur nga vendosja e këtyre masave , duke thënë se ato nuk janë të mira.

Qytetar 

“Ne kemi dy doza të vaksinës dhe test. Këto masa nuk janë të mira për askënd, jo vetëm për ne”.

Qytetar

“Si në Ballkan, a ka më katastrofë!? Popull që nuk din ku gjendet as në hapësirë as në kohë, fatkeqësi.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në kuadër të masave të reja anti-covid, prej 23 janari për hyrje në Kosovë nevojiten tri doza të vaksinave apo dy doza dhe test negativ PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me homologun e tij nga Kosova, Rifat Latifi, ka kërkuar të rishqyrtojë këtë vendim dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia