close
Top LajmeVendi

MASAT EKONOMIKE: QEVERIA E KËNAQUR, OPOZITA – PASQYRË E RREJSHME

279375FE-B04A-4DA2-A3D2-64230A8742F4

BESIMI: PLANIFIKOHEN HAPAT E PARË TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE


Rezultatet ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti janë të kënaqshme, thekson Kryeministri Zoran Zaev duke shtuar se shpiejnë drej realizimit të qëllimeve të përcaktuara – rritje e përgjithshme prej 4,1 % fund të vitit 2021. Më së shumti, në kushte të krizës së rëndë shëndetësore, kanë ndihmuar masat e jashtëzakonshme për ndihmë në industri, në tregti dhe në gastronomi me çka, siç shpreh bindjen Kryeministri papunësia në Maqedoninë e Veriut nuk është thelluar. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se është në komunikim të përditshëm me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, që të planifikohen hapat e rradhës për rimëkëmbje ekonomike. Opozita kritikon se pushteti flet për “trillim”, ndërsa realiteti është rritja e çmimeve të produkteve bazë.

Në kushte të ngecjes në një pjesë të degëve të ekonomisë për pothuajse një vit, për shkak të krizës korona, treguesit ekonomikë që sot i prezantoi Kryeministri Zoran Zaev vënë në dukje se vendi megjithatë është në rrugë të mirë që ta realizojë rritjen e projektuar prej 4,1% për këtë vit. Në mes tjerash, për shkak të masave të jashtëzakonshme që i ka ndërmarrë Qeveria, të ashtuquajturave “pako për ndihmë”, për të ndihmuar më të prekurit nga pandemia.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Prej gjithsejt 70 masave të miratuara, në kuadër të të gjitha katër pakove vazhdon zbatimi i masës së 21 në vlerë 30 milionë euro, ndërsa zbatimi i 7 masave në vlerë 150 milionë euro është procedurë parlamentare dhe unë shpresoj se deputetët shumë shpejt do të japin dritë jeshile. Kemi sinjale pozitive se ekonomia rimëkëmbet, këtë e vërtetojnë edhe zhvillimet ekonomike pozitive edhe atë – rritja e madhe e eksportit, rritja e tregtisë, numri i rritur në kreditim dhe  rritja e pagës mesatare.”

Vlerësimi për gjendjen e mirë të buxhetit, për rritjen e të hyrave tatimore për 4% në tremujorin e parë të këtij viti dhe për rritje të pagës mesatare deri 28,274 denarë, për ministrin e financave është bazë motivuese dhe e mirë për planifikim çfarë më tutje.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ne këtë javë i kemi filluar negociatat e rregullta pranverore me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për dallim nga vitet e mëparshme për shkak të pandemisë takimet në vend që në Uashington zhvillohen online. Një nga temat kryesore është Plani për financim për rritje të përshpejtuar, që do të thotë se me këtë qëllimi kryesor do të jetë që përmes gjetjes së mekanizmave të reja dhe burimeve të financave të nxitet rritja ekonomike, por edhe të ndikohet në ruajtjen e konsolidimit fiskal në afat të mesëm.”

Vlerësimet e pushtetit për stabilitetin dhe përparimin ekonomik, sipas opozitës janë shfaqje e një pasqyre të rrejshme, në kushte kur vazhdimisht shtrenjtohen produktet themelore. 

VLADO MISAJLOVSKI, VMRO-DPMNE

“E dini se ata shumë herë në mënyrë fiktive e rrisin pagën mesatare, por çmimet kur shkoni në cilindoqoftë supermarket vazhdimisht rriten. Çështja është a kemi jetë më të mirë në këtë shtet. A janë qytetarët më të lumtur, a kanë më shumë mjete? Jo. Ky është trillim. Ndoshta me njëqind konferenca në ditë LSDM-ja dhe pushteti do të tregojnë se ka jetë në Maqedoni, por nuk është kështu.”

VMRO-DPMNE-ja edhe sot kërkoi dorëheqje nga gjithë qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia