MASH: Konsultimet e realizuara për përgatitje për Samitin e OKB-së për transformimin e arsimit

Gjatë periudhës së kaluar, Ministria e Arsimit realizoi konsultime për përgatitjen e Samitit të OKB-së për transformimin e arsimit, i cili do të mbahet në shtator në Nju Jork, si dhe për plotësimin e Strategjisë për Arsimin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

MASH si institucion jashtëzakonisht i përkushtuar në ndërtimin e sistemit  arsimor kombëtar cilësor, në atë drejtim, me mbështetjen e madhe të UNICEF-it, filloi proces të konsultimeve kombëtare se si duhet të duket arsimi në vendin tonë në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në kuadër të përgatitjeve për Samitin, ministri Jeton Shaqiti realizoi  takim me sektorin civil, ku në takim u diskutua për mundësimin e rikuperimit të plotë nga lëshimet  dhe ndërprerjet në mësimdhënie dhe mësimnxënie të shkaktuara nga Covid-19, si dhe  të transformohet arsimi dhe të  mundësohet miratimi i aftësive të avancuara ndërsa shkollat të ​​bëhen vende gjithëpërfshirëse, të drejta dhe të sigurta.

Pjesë e aktiviteteve përgatitore ishte edhe panel diskutimi për promovimin e aplikacionit celular “Bebbo”, i zhvilluar nga UNICEF-i. Aplikacioni celular synon t`ju ofrojë prindërve të fëmijëve që nga mosha e hershme  deri në gjashtë vjeç, qasje më të lehtë deri te informacionet gjithëpërfshirëse dhe të verifikuara dhe mjete ndërvepruese me përgjigje për një sërë pyetjesh që ndërlidhen me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Gjatë takimit  ministror në Paris  të pranishmit diskutuan edhe për sfidat dhe projektet e ardhshme në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Në këtë drejtim, ministri Shaqiri theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që mundësoi vazhdimësinë e procesit arsimor gjatë pandemisë, por përkundrazi, gjatë kësaj periudhe nisi dhe filloi zbatimin e reformave më të mëdha arsimore që kanë ndodhur ndonjëherë në Maqedonia e Veriut dhe si siç u shpreh  ai “duhet ta transformojnë sistemin kombëtar të arsimit në një model bashkëkohorë, i cili do të integrojë standarde të reja të cilësisë dhe do të korrespondojë me trendet arsimore globale”.

Si të përshpejtohet ecuria e arsimit deri në vitin 2030 ishte një nga temat tjera kryesore të takimit ministror të mbajtur në Paris.

Në këtë takim, ministri Shaqiri iu referua aktiviteteve të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në drejtim të sigurimit të vazhdimësisë së procesit edukativo-arsimor gjatë pandemisë, ndryshimet që janë iniciuar pikërisht gjatë periudhës së krizës shëndetësore me qëllim të përmirësimit të cilësisë të sistemit arsimor kombëtar, si dhe për planet e ardhshme në lidhje me realizimin e këtij qëllimi.

Me përfshirjen e deputetëve periudhën e kaluar u vazhduan  konsultimet për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042. Para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, ministri i Arsimit theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv me të gjitha palët e interesuara, në përgatitjen e këtij dokumenti strategjik gjithëpërfshirës që do t`i përmbajë prioritetet kombëtare dhe qëllimet afatgjata zhvillimore, me fokus të zbatimit.

MASH periudhën e kaluar punoi në mënyrë aktive në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042. Në këtë proces, e rëndësishme ishte mbështetja nga Fondi për Qeverisje të Mirë të Ambasadës Britanike në Shkup, si dhe UNDP-ja dhe Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut. Strategjia do të ketë katër fusha: mjedisin jetësor, kapitalin njerëzor, rritjen ekonomike dhe infrastrukturën.

Në pjesën që ka të bëjë me të rinjtë, ministri Shaqiri theksoi se të rinjtë janë në fokus të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Takimi përgatitor ministror në Paris para mbajtjes së Samitit për Transformimin e Arsimit të organizuar nga UNESCO i paraprin Samitit për Transformimin e Arsimit, i cili do të mbahet në shtator të këtij viti në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ka për qëllim t`i mobilizojë faktorët kryesorë shoqërorë në çdo vend me qëllim përcaktimin e drejtimit të ri për zhvillimin e arsimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share