close
Top LajmeVendi

MASH: PLATFORMA KOMBËTARE E KAPSHME PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT

A7D0F2E5-6023-468D-8363-0D8AC0A42C42

Ueb-faqja e Platformës së vetme kombëtare për mësimin online, nga mesnata është e kapshme për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk.

Sic thuhet në një komunikatë nga MASH, me qëllim që të njihen me funskionalitetin para fillimit të vitit shkollor, u bëhet thirrje nxënësve dhe prindërve që ta vizitojnë të njëjtën. Në platform, sic thuhet, tashmë janë vendosur video dhe doracakë, por edhe përmbajtje tjera, të cilët nëse ndiqen me kujdes, në mënyrë të lehtë e të thjeshtë i çojnë shfrytëzuesit nëpër platformë.

MASH-i, sic thuhet në komunikatë, tashmë ka dërguar njoftime tek të gjitha shkollat që në mënyrë të obligueshme të dorëzohen fjalëkalimet shfrytëzuese tek nxënësit. U bëhet thirrje Drejtorëve të shkollave që këtë nuk e kanë bërë, ta përshpejtojnë procesin dhe këtë ta bëjnë gjatë fundjavës, për shkak se pas disa ditëve fillon zyrtarisht viti shkollor.

MASH-i u bën thirrje edhe Pushtetit Lokal dhe Kryetarëve të Komunave, që maksimalisht të përkushtohen në sigurimin e kushteve për fillim të papenguar të vitit shkollor, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për prezencë fizike, ose mësim nga distanca.

Sipas MASH-it, prioriteti kryesor dhe I vetëm është që në këtë periudhë të tejkalohen sfidat dhe me sukses të fillojë por edhe të përfundojë Viti Shkollor 2020/2021, krahas përballjes me pandeminë e COVID-19.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia