close
Top LajmeVendi

MASH: Shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë

auto_shkolla_1490020078-6248572-1-780×4391624995086

MPPS: INSTITUCIONET PARASHKOLLORE DO TI KRYEJNË AKTIVITETET E TYRE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme do të punojnë edhe gjatë grevës.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se pavarsishtë grevës së paralajmëruar nga ana e SASHKUT shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.

“Rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor. Nuk guxon të ketë ndërprerje, vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve, ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e MASH.

Me të njejtin vendim dolën edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga ky institucion njoftojnë se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve në ditët e grevës së paralajmëruar.

Të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë punën e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar. Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve.

Në komunikatën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale thuhet se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia