close
Vendi

MASH: VETËM 0.01% RASTE AKTIVE ME COVID-19 TEK NXËNËSIT

D8BB79C6-2739-47B2-8531-28AFE4F9871E

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që janë marrë nga udhëheqësitë e shkollave më 2 Shtator, në mesin e nxënësve, vetëm 0.01% ka raste aktive me COVID-19. Përqindje e njëjtë shënohet edhe tek mësimdhënësit.

Sipas MASH-it, nëpër shkollat respkektohen planet dhe protokollet për mbrojtje. Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli tjetër ndihmës teknik, në mënyrë të detyrueshme mbajnë maska mbrojtëse në hapësira të mbyllura, detyrimisht matet temperature trupore gjatë hyrjes nëpër objekte dhe dezinfektohen duart. Gjithashtu vazhdimisht ajrosen klasat dhe bëhet dezinfektimi i shpeshtë i bankave dhe dyshemeve.

“MASH bën thirrje që të maksimalisht të respektohen protokollet e mbrojtjes, për shkak se përvoja e vitit të kaluar tregoi se me praktikimin e masave, shkollat nuk janë transmetues të infektimit. Padyshim se duhet të sillemi me përgjegjësi edhe jashtë objekteve shkollore. Vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë përhapjen e virusit dhe do të mundësojmë edukim cilësor të të rinjve, përmes mësimit me prezencë fizike që s`ka alternativë më të mirë” –thuhet në komunikatën e MASH-it.

Në vitin shkollor 2021 – 2022, mësimin në shkollat fillore dhe të mesme e ndjekin rreth 257 mijë nxënës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia