close
Kuriozitet

MASKA QË SHKËLQEN NË ERRËSIRË TREGON NËSE JE INFEKTUAR ME COVID

mask.jpg

Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një maskë që mund të tregojë infektimin me Covid pasi shkëlqen në errësirë. Maska ka një filtër në pjesën e gojës e cila është e bërë me qeliza struci.

Këto qeliza përmbajnë antitrupa që lidhen me virusin dhe gjatë frymënxjerrjes në maskë reflektohet një dritë fluoreshente që tregon shenjat e sëmundjes.  Për ta dalluar, mund të përdoret edhe drita LED e një smartphone.

Antitrupat janë nxjerrë nga vezët e strucit, ku këtyre të fundit iu është injektuar fillimisht një formë inaktive, pa rrezikshmëri për jetën, e virusit të Covid-19. Strucët kanë aftësi të prodhojnë antitrupa të ndryshëm që neutralizojnë lëndët e panjohura që hyjnë në organizëm. Sprucimi i tyre në filtrin e maskës tregon nëse virusi është prezent./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia