close
Rajoni

MASKAT EDHE NE RRUGE, RAMA: E VETMJA ZGJIDHJE

Screenshot_11
“ NUK DUAM QE VENDI T’I RIKTHEHET IZOLIMIT”

Pavarësisht reagimeve që ka ngjallur vendimi për bërjen e maskave të detyrueshme edhe në rruge, kryeministri mendon se kjo dhe të gjitha masat e ndërmarra janë e vetmja rrugë që vendi të mos i rikthehet mbylljes totale.

“Të vendosim maskën që nga e enjtja do të jetë e detyrueshme në mënyrë që largqoftë të mos detyrohemi të mbyllemi përsëri. Për të mbrojtur tani këtë që kemi arritur, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë në një mbyllje sepse aty do të jetë shumë e rënd…”, tha Rama.

Prej disa ditësh Rama ka nisur një formë të re komunikimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale e në përgjigje të interesit të tyre ai ripërsërit se shumë shpejt drafti i amnistisë fiskale do të jetë në parlament.

“Po punojmë ngushtësisht me ekspertizë ndërkombëtare, me institucione financiare ndërkombëtare, sepse unë jam i bindur që njerëzve si ti që kanë kurimet e tyre nga jeta në emigracion duhet t’u japim mundësinë e amnistisë fiskale…”, tha Rama.

Sa i takon heqjes se taksave dhe tatim fitimit ai deklaron se do të shoqërohet dhe me heqjen e kontrolleve të shumta të tatimorëve./Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia