close
Sport

MATJAZH KEK: RMV-ja JO SI TURISTE NË EURO 2020

600AE255-09DE-4FE9-BA1A-F05AED9A75D8

Seleksionuesi I Sllovenisë në futboll, Matjazh Kek në konferencën për media pas ndeshjes miqësore RMV-Slloveni ka theksuar se Kombëtarja e RMV-së në futboll me plotë meritë gjendet në Kampionatin Evropian dhe se në këtë kompetecion nuk do të jenë “turistë”.

“Kombëtarja e RMV-së një kohë të gjatë po formohet edhe para tyre është Kampionati Evropian, por besoni se atje nuk do të udhëtojnë si turistë. Është një kundështar shumë I rrezikshëm dhe kjo u pa në ndeshjen me Gjermaninë, kurse ndryshe do të jetë në EURO 2020. Nuk kam simpati ndaj Maqedonisë, por është kombëtare me kualitet dhe I njoh disa nga futbollistët, por besoni se kundërshtarët e tyre nuk janë gjitha të lumtur që e kanë RMV-në në Kampionat” – ka deklaruar seleksionuesi slloven Matjazh Kek.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia