close
Vendi

MATURA SHTETËRORE AFËR KOMPROMISIT?!

9FFE114D-8483-4803-A135-702D1AF1855F

NË TAVOLINË DY OPSIONE, PRITET PËRGJIGJA E UNSHM-së


Klubi parlamentar për politika rinore ofroi kompromisin, që është I pranueshëm edhe për maturantët. Maturantët të japin provimin për dy lëndë, kurse për dy të tjerat të jepet nota mesatare nga katër vitet.

Klubi parlamentar për politika rinore ofroi edhe variantin e dytë; të jepet provimi për katër lëndët me program të shkurtuar por për maturantët më I pranueshëm është varianti I parë.

MONIKA ZAJKOVA – DEPUTETE E PLD-së

“Shkurtimi del nga programi paraprak I shkurtuar për shkak të krizës me COVID-19, pamundësisë që në mënyrë adekuate të ndiqet mësimi dhe sic thonë nëxënësit e shkollave të mesme, për shkak të kushteve jo të volitshme teknike të një pjese të nxënësve”

Një nga faktorët kyç që të pranohet ky variant është se në lojë mbeten katër lëndët, që do të thotë se nuk do të ketë pengesa për regjistrimin e maturanëtve në universitetet në vend dhe jashtë tij. Për këtë do të debatohet në nivel të UNSHM-së, ku do të merret vendimi përfundimtar kurse propozimi do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe në Qeveri.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia