close
Vendi

MATURANTËT BOJKOTOJNË GJYSMËVJETORIN E DYTË

C5A1AD05-D495-4457-9A4A-2576703DB92E

CAROVSKA: NUK DO TË KETË NDRYSHIME PËR MATURËN SHTETËRORE


Maturantët sot nuk u kycën në mësimin online me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Të organizuar nga UNSHM-ja kërkojnë dy në vend të katër lëndëve të maturës shtetërore (tre lëndë eksterne dhe një interne) – në kundërshtim me qëndrimin e MASH-it, se këtë vit nuk do të ketë ndryshime në numrin e lëndëve por provimet do të jepen sipas programeve të shkurtuara.

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, mbetet në qëndrimin se këtë vit shkollor për katë lëndë do të ketë maturë shtetërore për shkak se, sic tha, nuk ka kohë për ndryshime ligjore. Për vitin e ardhshëm shkollor mund të ketë ndryshime – paralajmëroi ajo duke e quajtur bojkotin e maturantëve e një grupi të vogël e të izoluar.

MILA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Lidhur me bojkotin, ato janë grupe të vogla të cilat shprehin revoltin e tyre, e gjithësesi kjo është e drejtë e tyre legjitime, por është e rëndësishme të dihet se të gjithë ata janë paraqitur, vetëm një gjimnaz në Shkup po bën veprim më të organizuar lidhur me bojkotin e mësimit, të gjithë të tjerët janë grupe të vogla të izoluara në një pjesë të gjimnazeve në Shkup. Në shkollën e mesme të mjekësisë nuk ka asnjë nxënës që bojkoton. Kështuqë pasqyra është e ndryshme.”

Kryetari I UNSHM-së, Blendi Hodai, për emisionin “99 Minuta” në Klan Maqedoni, ka përgënjeshtruar Ministren Carovska për numrin e maturantëve që bojkotojnë, duke theksuar se janë 78% të maturantëve që kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

BLENDI HODAI – KRYETAR I UNSHM-së

“Unioni I nxënësve, nga informatat që I ka, nga të gjitha degët, kemi informata që diku 78 % e maturantëve kanë bojkotuar. Dhe tash, nëqoftëse ministrja Carovska nuk din nga matematika, nëqoftëse 51 % e një grupi kanë bojkotuar, kjo nënkupton se bojkoti ka qenë I suksesshëm.”

Qendra Shtetërore e provimeve në Nëntor shpalli terminet për provimet të cilët do të zhvillohen nga 29 Maji deri më 14 Qershor 2021. Sipas Ministres Carovska, 14 mijë maturantë janë paraqitur për maturën shtetërore, kurse nga ana tjetër Hodai, I cili gjithashtu ka paraqitur provimin, thotë se shifra I atribohet faktit që afati ka skaduar në fund të vitit të kaluar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia