close
Vendi

MAVROVË-ROSTUSHË: SI TË NDALET MIGRIMI?!

53C6C87E-DB3B-4775-A3D6-F7B113C2C213

KURTOVSKI: INVESTIME PËR TË PARANDALUAR MIGRIMIN


Migrimi masiv i të rinjve nga Komuna e Mavrovë- Rostushës ka ndikuar që në mënyrë të ndjeshme të ulet numri I nxënësve. Drejtori Shkollës në Rostushë këtë e sheh si shqetësim mjaft të madh.

ADEM SULEJMANOVSKI – DREJTOR I SH.F “HAJAN SELMANI”

“Gjithsejt kemi 196 nxënës. Fatkeqëisht nga viti në vit zvogëlohet numri I nxënësve për shkak të migrimit. Kohënve të fundit shumë të rinj kanë migruar në vendet e Perëndimit dhe për këtë shkak numri I nxënësve në mënyrë drastike është zvogëluar”

Të shqetësuar për numrin e nxënësve por edhe të rinjve në këtë Komunë janë edhe qytetarët, të cilët nuk fshehin se dita-ditës kurbeti po ua merr të rinjtë dhe familjet e tëra.

“Populli është jashtë. Fatkeqëisht, tek ne në fshatin atje lartë kemi 5 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën dhe katër mësues. Cka të them, shkon duke u bërë keq e më keq për popullin”

“Nga Rostusha, Velebërda dhe Trbishta diku rreth 80 deri 90% të janë Itali, por ka edhe në Gjermani e Zvicës. Kurbeti është profesioni ynë”

“Momentalisht jetojmë mirë, por populli është larguar nëpër vendet e huaja, andej e këndej”

Kryetari I Komunës së Mavrovë-Rostushës, Medat Kurtovski, thotë se përmes investimeve në infrastrukturë po përpiqet të ndalojë migrimin, që e sheh si shqetësim në nivel vendi, jo vetëm në Komunën që e drejton.

MEDAT KURTOVSKI – KRYETAR I KOMUNËS SË MAVROVE-ROSTUSHË

“Lidhur me infrastrukturën në Komunën tonë unë do t`I përmendi rikonstruimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugëve në Velebërdë, Novosellë, Skudrinjë, Prisojnicë, Rostushë dhe rrugë në Mavrovë. Rrjetet e ujësjellësit në Trebishtë dhe Skudrinjë ku kalon përmes Radikës”

Në këtë Komunë, konform regjistrimit të vitit 2002 jetojnë 8618 banorë, maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, serbë, romë e të tjerë. I pari I kësaj Komune thotë se toelranca ndëretnike dhe ndërfetare është shembull për t`u admiruar.

MEDAT KURTOVSKI – KRYETAR I KOMUNËS SË MAVROVE-ROSTUSHË

“Popullata që jeton në këtë hapësirë respektohet mes veti, ndihmohen kur ka nevojë, bashkë I kremtojnë festat fetare dhe pres që bashkëpunimi I këtillë mes popullatës lokale të vazhdojë edhe në të ardhmen”

Kjo konfirmohet edhe nga banorë të këtij vendbanimi. Por, thonë se shteti shumë pak është duke bërë për ta.

“Tek ne nuk ka dallime, ortodoks-myslimanë, shqiptarë-maqedonas, turq apo dikush tjetër…Jetojmë shkëlqyeshëm, më së miri …Megjithatë, nga institucionet e shtetit nuk jemi të kënaqur. Konkretisht unë si pensionist nuk jam I kënaqur”

Kjo komunë gjendet në pjesën perëndimore të vendit. Është formuar në vitin 2004 me bashkimin e Komunave Hanet e Mavrovës dhe Rostusha. Në pjesën jugore kufizohet me Komunën e Dibrës, në lindje me atë të Kërçovës, kurse në veri me Komunën e Gostivarit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia